Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur sonte kryetarin e Degës në qytetin e Gostivarit. Me degën e kësaj partie në këtë qytet do të udhëheq profesori i mirënjohur dhe deputeti më i zëshëm i Kuvendit të Maqedonisë, z. Halil Snopçe.
Snopçe është zgjedhur me vota unanime nga ana e kuvendarët të pranishëm.
Me këtë rast, Snopçe ka falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë.
“Do veprojë me parime dhe integritet së bashku me të gjithë ju që Gostivarin dhe organizatën tonë politike ti kemi në piedestalin e merituar”, u shpreh Sopçe pas zgjedhjes.
Ndryshe, ASH këto ditë bën riorganizimin e strukturave partiake në pag të Kongresit që do të mbajë me 10 Nëntor 2024.