Policia ka arrestuar 15 doganierë dhe një polic mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe mit marrje. Sipas organit të akuzës, 14 doganierë dhe një tjetër në pension, përfshi edhe një policë në pikat doganore Novo Sellë dhe Dojran kanë marr ryshfet nga qytetarët për shërbime doganore. Aksioni është koduar me emrin “Vendkalimi”.

“Nga periudha 21.03.2023 deri më 15.10.2024 të dyshuarit me paramendim kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me ligjin. Ata duke përdorur metodat e njëjta dhe në rrethana të njëjta, gjatë kontrolleve doganore të mallrave që janë importuar në vendin tonë, kanë kërkuar para nga transportuesit me shuma 20, 50, 70, 100 dhe 150 euro. në këmbim të këtyre parave ata nuk kanë bërë vlerësimin e mallrave ashtu siç parashikohet me ligj”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga bastisjet e kryera në 26 lokacione, janë konfiskuar rreth 50 mijë euro. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion pritet që për një pjesë të tyre të propozon masa kujdesi si paraburgim, ndërsa për të tjerët obligim me paraqitje. Pas arrestimit, Drejtoria e Doganave pritet të suspendon 14 doganierët e dyshuar për përfshirje në skemën kriminale. /Alsat.mk