Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se dje zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë gjetur dy granata dore të pashpërthyere në një fshat të Mavrovës.

“Më datë 03.11.2024, rreth orës 10:00, në një shteg malor në zonën malore mbi fshatin Grekaj, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë gjetur dy granata dore të pashpërthyera. Është kryer inspektimi dhe bombat janë hequr në mënyrë të sigurt nga ekipi i Njësisë për zbulimin dhe demontimin e mjeteve shpërthyese pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga SPB Tetovë.