Kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte gjatë pjesëmarrjes në Click Plus në TV21, ka komentuar deklaratat e ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili e kishte akuzuar këtë të fundit që nuk e mban fjalën.

“Këto çështje janë të parëndësishme por duhet të kujtoj që unë kam paguar gjitha faturat me rregull. Madje, Ziadin Selës i kam siguruar edhe veturë më luksoze dhe shofer, pra vetura e Selës është edhe më luksoze se e imja, këtë e kam bërë me paratë e partisë”, tha Taravari.

Ai tutje shtoi se ish bashkëpartiakët e tij mos të bëhen bukëshkelës sepse ka ai ka bërë ta diçka që nuk do ta bënte askush.
“Mos të bëhen bukëshkelës sepse unë kam paguar edhe faturat të Kongresit në të cilin “më kanë shkarkuar”, pra duhet të thuhen gjërat ashtu siç janë e jo me gënjeshtra e manipulime. Sepse, unë e kam mbajt fjalën ata po tregohen mos mirënjohës”, përfundoi Taravari.