Gjykata Kushtetuese më shumicë votash ka vendosur të hapë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për tatimin solidar. Gjykatësit kanë vlerësuar se tatimi solidar si i tillë në ligj të veçantë është diskriminues, ndërsa 156 kompanitë që e kanë paguar atë, paraprakisht kishin paguar edhe tatimin obligues ndaj shtetit. Ligji i obligon kompanitë që kanë të hyra mbi 10 milion euro të paguajnë tatimin solidar. Nga kjo masë shteti ka arkëtuar rreth 50 milion euro në vitin 2023. Por Gjykata Kushtetuese vlerëson se tatimi solidar ashtu siç thirret në ligjet pozitive të BE-së është i rregulluar vetëm për kompanitë energjetike me të hyra enorme dhe jo për të gjitha kompanitë, prandaj edhe si i tillë duhet shqyrtohet mundësia e abrogimit, shfuqizimit ose ndërprerjes së procedurës. Nëse abrogohet ligjit kjo nënkupton se një ligj i tillë më nuk mund të sillet asnjëherë. Nëse shfuqizohen dispozitat, kjo nënkupton se shteti duhet t’i kthen kompanive 50 milion eurot e arkëtuara në buxhet, ndërsa ndërprerja e procedurës do të varet edhe nga mendimi që kushtetuesja në seancën e ardhshme do ta dërgon si akt në Kuvend, ndërsa ligjvënësi duhet t’i përgjigjet me argumente juridike. Ligji për tatimin solidar u miratua në shtator të vitit 2023. /Alsat.mk