Mjetet piroteknike, pushkaliqet dhe fishekzjarrët nuk janë lodra, por për fat të keq në të shumtën e rasteve përdorën nga adoleshentet dhe fëmijët.
Përdorimi i mjeteve shpërthyese piroteknike është rreptësishtë i ndaluar pasi mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.
Të rinjtë që pyetem se a i dinë pasojat që sjell përdorimi i mjeteve piroteknike thanë se janë të informuar për pasojat ndërsa më të moshuarit mendojnë se përdorimi i pushkaliqeve duhet të ndalohen tërësisht.
“Në shkollë na informojnë çdoherë se cilat janë pasojat apo lëndimet apo dëmtimet e ekstremiteteve. Pra jeni të vetëdijshëm jeni se cilat janë pasojat? Po”, tha një qytetar.
“Për pushkaliqet mendoj se janë të ndaluara dhe nuk duhet të përdorën në asnjë rast. Më së shumti për arsye të sigurisë edhe të fëmijëve por edhe të qytetarëve”, u shpreh një qytetar.
“Nëse ka pasoja të këqija duhet që të punoje edhe ndërgjegjja dhe vetëdija më shumë tek prindërit se sa tek të rinjtë dhe mendoj se duhet të ndalohet për arsye sigurie sepse përdorimi i fishekzjarrëve dhe kemi qasje tek fëmijët kur hidhen fishekzjarrët dhe nuk shohin a do të kaloje fëmije a jo, mendoj se duhet të ndalohet”, theksoi një qytetar.
Nga MPB thonë se vazhdimisht bëjnë aktivitete dhe informojnë sidomos të rinjtë për pasojat që mund të sjell përdorimi i mjeteve shpërthyese piroteknike por e vetmja mënyrë e mbrojtjes është ndërgjegjësimi.
”Në bashkëpunim me kryqin e kuq, kryejmë një sërë aktivitetesh duke ndarë fletushka me përmbajtje edukative dhe po ashtu kemi edhe ushtrime demonstruese në të cilat qytetarët mund të shohin se cilat janë pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike. MPB po ashtu merr edhe masa represive me qellim sanksionimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike dhe i kujtojmë qytetarët për ligjet të cilat sanksionojnë për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale”, tha Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB-së.
Dënimet për përdoruesit e mjeteve piroteknike shkojnë nga 200 deri në 500 euro. Ndërsa sipas ligjit, për shitësit e paligjshëm parashihet edhe dënim me burg./Alsat.mk