Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës,
Të nderuar këshilltarë të komunës së Zhelinës dhe ju administrata ime,
Të nderuar ish kryetarë dhe ish kryesues të këshillit në komunën e Zhelinës,
I nderuar kryesues aktual i këshillit,
Të nderuar drejtorë të shkollave, arsimtarë,
Të nderuara mediume, dhe ju te pranishëm
Zonja dhe Zotërinj,

Në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës dhe në emrin tim personal më lejoni që t’ju uroj ju 28 vjetorin e Ditës së Themelimit të Komunës së Zhelinës.

Që nga 18 dhjetori i vitit 1996, Zhelina u shpall komunë e pavarur me të gjitha kompetencat që i garanton Kushtetuta e Republikes së Maqedonisë së Veriut. Ky moment i bashkoi qytetarët rreth konceptit të zhvillimit lokal përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Frymëzoi gjeneratat të tëra për të kontribuuar drejtëpërdrejtë dhe për t’a rindërtuar e jetësuar idealin e zhvillimit të vendbanimeve ku jetojmë të gjithë ne.

Njëzet e tetë vjet më vonë, ky moment historik mbetet po aq i rëndësishëm. Sot, jemi mbledhur për të kujtuar dhe festuar Ditën e Konstituimit të mbledhjes së parë që shënoi zyrtarisht Themelimin e Komunës së Zhelinës.
Mirënjohës dhe falenderues për të gjithë ata që kontribuuan atëherë e që sot nuk janë në mesin tonë. Nderimet të sinqerta edhe për të gjithë ata që sot, vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Komunës së Zhelinës, nga brenda dhe jashtë vendit.

Ne mund të kemi dallime në ide, në veprimtari dhe profesione, por kur bëhet fjalë për komunitetin tonë ku jetojmë, duhet të.kemk një mision të përbashkët, e ajo është emanicipimi dhe zhvillimi i komunitetit tonë respektivisht Komunës sonë.
Dhe pikërisht këto vlera kemi instaluar në komunën tonë, ndërtimin e një Vizioni që sheh të ardhmen stabile dhe afatgjate. Jemi duke ushqyer edhe iniciativat që i bashkojnë gjeneratat mbi parimet e demokracisë, bashkëpunimit dhe emancipimit.

Kemi këmbëngur që para jush qytetarë të nderuar të paraqesim një Komunë më transparente, më evropiane, pra një komunë më të zhvilluar që të gjithë e duam.

Garantoj se nuk do të heqim dorë nga kjo rrugë që na dergon drejt integrimit ndërshoqëror dhe ndlrkomunal e cila rrugë do t’na sjellë ëndrrën tonë për një Komunë Urbane dhe të qytetëruar.
E kam parasysh që neve na presin shumë obligime të pa përmbushura ende. Por, ne jemi të përkushtuar që së bashku me ju, ta jetësojmë vizionin për Zhelinën urbane, për Zhelinën industriale, dhe nesër për Zhelinën Inovative. Teknologjia sot, dhe hapat e shpejtë të saj na sfidojnë të tashmen dhe të ardhmen, e për këtë duhet të jemi të pregatitur që të përshtatemi me kohën dhe idetë e reja perspektive, ku qytetarët tanë të marrin shërbimin e kohës inovative.

Përveç kësaj, jemi të përgatitur me projektet më të mira për qytetarët tanë, dhe infrastrukturën e vendbanimeve tona. Komuna e Zhelinës sot, është në një nivel tjetër dhe kjo është arritur vetëm me punë të palodhshme dhe ide të aplikueshme. Për fund, vërtetë, ju sigurojmë të gjithëve se Komuna e Zhelinës gjatë vitit 2025 do të jetë befasia e Komunave përreth gjithë rajonit të Pollogut, duke arritur të realizojë 3 fishin e projekteve të premtuara gjatë këtij mandati.

Në përmnyllje mos harrojmë kurrë së Falenderuari nga zemra Njësinë e Zjarrfikësve, NPK “Mirëmbajtja” Komuna e Zhelinës, Drejtorët dhe arsimtarët e shkollave, të gjithë kontribuesit në ngritjen e vlerave të Komunës së Zhelinës, kompanitë private dhe bashkësitë lokale sidomos ata që sot nuk janë në mesin tonë.

Ju faleminderit për praninë tuaj të fuqishme në Zhelinë, për partneritetin dhe miqësinë!

Gëzuar!