E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKonfirmohet paraburgimi për Artan Grubin

Konfirmohet paraburgimi për Artan Grubin

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30 ditor. Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, caktoi paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”. Vendimi, u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments