Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës është nga 50 deri në 100 metra në vijat rrugore: Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalino, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.