Në një aksion të përbashkët të Byrosë për Siguri Publike në kuadër të MPB-së dhe Drejtorisë Doganore, dje (12.02.2025) në pikën kufitare Bogorodicë janë konfiskuar 188,6 kilogramë marijuanë, duke parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës së drogës.
Në këtë aksion janë ndaluar dy persona dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Lidhur me aksionin, deklarata për media në vendkalimin kufitar dhanë drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev dhe drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, duke theksuar se rasti është rezultat i bashkëpunimit të zgjeruar dhe veprimeve të mirëkoordinuara të policëve dhe doganierëve.