Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë. Gjatë kontrollit janë gjetë dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i Kodit Penal. Gjithashtu, në një bastore sportive në Tetovë janë gjetur edhe tre të mitur, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresat përkatëse.