Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër M.I. (37) nga fshati Dobridoll, rajoni i Gostivarit, për dyshime mbi kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 13 shkurt 2025, në territorin e komunës së Vrapçishtit, i dyshuari, duke drejtuar një makinë “Ford Fiesta”, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai hodhi nga automjeti një sasi kokaine.