Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar “Bllacë”.

Qëllimi i vizitës është implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallrave, sistemi “One Stop Shop”.

Pas vizitës janë paralajmëruar deklarata për media.