Kryeministri Hristijan Mickoski sot udhëton për një vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë vizitës, ai do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ku do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis qeverisë së Republikës së Turqisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky Këshill ka për qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në nivel dypalësh, rajonal dhe global.