Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka njoftuar se ka marrë pjesë në mbledhjën e tretë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, ku është diskutuar mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044.
“Krijimi i kësaj strategjie është plotësisht në linjë me angazhimet tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke na udhëhequr drejt zhvillimit të qëndrueshëm në çdo sferë të jetës publike. Jam i kënaqur të shoh se shteti i së drejtës dhe qeverisja e mirë përbëjnë një ndër gjashtë fushat prioritare të veprimit, duke reflektuar përkushtimin tonë ndaj transparencës dhe drejtësisë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.
Ky angazhim, siç thotë Fetai, është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të një të ardhme evropiane për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e vendit tonë.