Në dy vitet, 2023 dhe 2024 institucionet shtetërore kanë blerë vetura në vlerë prej 8.5 milionë euro, thuhet në raportin e Qendrës për Komunikime Civile. Janë blerë 269 automjete të reja pasagjerësh, një pjesë e blerë, pjesa tjetër me qira. Mes tyre janë edhe 45 automjetet qeveritare për zyrtarët e lartë, secili kushton 50 mijë euro. Vetura më e shtrenjtë është 55 mijë euro dhe është e komunës së Shuto Orizares, ndërsa komuna e Prilepit ka blerë dhe më pas e ka ndërprerë kontratën për automjet prej 63 mijë eurove. Siç tregon raporti, marka e preferuar e zyrtarëve është Shkoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet. Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro. /Alsat.mk