“Qeveria nuk do të rikonstruohet para zgjedhjeve lokale”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme.
I pyetur nëse planifikohet rindërtim i Qeverisë para zgjedhjeve lokale, kryeministri u përgjigj shkurt: “Jo”.
Kryeministri ritheksoi se Qeveria funksionon e bashkuar. “Marrëdhëniet në Qeveri janë të shkëlqyera”, tha Mickoski.
Ditët e fundit një pjesë e mediave raportuan për trazira në koalicionin nga blloku politik shqiptar “VLEN” dhe largimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari nga ky koalicion.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është pjesë e koalicionit “VLEN”, në një prononcim sot për media, i pyetur se cilat janë raportet mes subjekteve politike brenda koalicionit, tha se “askush nuk ka dyshime, përveç kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili sheh mundësi për bashkëpunim BDI-në.
Në fundjavë, Taravari, para fillimit të Kuvendit të partisë që u mbajt në Gostivar, tha se Aleanca për Shqiptarët është pjesë e koalicionit “VLEN” dhe se do të mundohen deri në fund për të gjetur zgjidhje, nëse jo, do të shkojnë vetë në zgjedhje. Taravari mohoi kategorikisht një koalicion të mundshëm me ish-partiak Ziadin Sela.