Për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se sonte ka nisur aksioni për pastrimin dhe larjen e hapësirave përreth kontejnerëve të mbeturinave në qytet.
Në këtë aksion, Kasami ishte i shoqëruar nga drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK), Samet Bislimi. Aksioni synon përmirësimin e kushteve higjienike në lagjet e Tetovës dhe parandalimin e ndotjes urbane.
“Çdo përpjekje është dëshmi për punën dhe angazhimin tonë,” u shpreh Kasami, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të institucioneve dhe qytetarëve për një mjedis të pastër dhe të jetueshëm.