Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar arritjet më të fundit të qeverisë, duke veçuar funksionalizimin e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shumë shpejt, bëhet edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, shkruan Fetai, duke shtuar se këto janë vetëm fillimi i një varg projektesh strategjike që shqiptarët i kanë pritur për dekada.
Në fund të deklaratës së tij, ai ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve: “Qentë lehin, karvani ecën.”