Një 22-vjeçar nga Likova e Kumanovës ka përfunduar në polici pasi është kapur duke “fluturuar” me veturën e tij BMW në një zonë të banuar në Kumanovë, ku shpejtësia që zhvillonte ishte më shumë se dyfishi i lejuarës.
Policia e ndaloi të riun në kuadër të një kontrolli të rregullt në trafik, ndërsa ndaj tij tashmë po përgatitet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.