E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTaravari :Thirrje qesharake është apeli për ndryshim nga dikush që vet përdor...

Taravari :Thirrje qesharake është apeli për ndryshim nga dikush që vet përdor metoda të një mentaliteti politik të vjetër!

Kryetari i ASH, Arben Taravari ka vijuar me një postim të rradhës duke thumbuar oponentët politikë, gjegjësisht kreun e LD-së, Izet Mexhiti, i cili ndër të tjera theksoi sot “Ndryshimi është thirrja e popullit dhe vazhdon”….

Por ja si iu përgjigj Taravari:

“Një nga thirrjet më qesharake është apeli për ndryshim nga dikush që vet përdor metoda të një mentaliteti politik të vjetër.
Ndryshimi fillon nga vetja por për dikë kërkon më shumë kohë e për dikë më pak…fatkeqsisht ka disa që nuk ndryshojnë dot asnjëherë!
Aleanca ka një motiv që e mban gjithnjë në lëvizje dhe ai është Kushtrimi i Njerëzve!
Lum kush e dëgjon sepse e ka të lehtë rrugën drejt Fitores!
Dhe fitorja më e madhe janë Njerëzit dhe jona sapo ka filluar!”, ka shkruar Taravari.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments