Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Lozovës për shkak të dyshimit se, gjatë kohës sa ka ushtruar funksionin, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, i ka mundësuar një personi juridik të përfitojë pasuri të paligjshme në vlerë mbi 3.000 euro. Sipas kallëzimit penal, ish-kryetari, gjatë realizimit të një prokurimi publik për ndërtimin e shtegut për këmbësorë në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Lozovë, e ka emëruar të dyshuarin e dytë si mbikëqyrës të ndërtimit, dhe së bashku kanë futur të dhëna të rreme në librin e ndërtimit, duke shkruar se për 381 metra katrorë bekatonka do të nevojiten 205.800 denarë. Librin e ndërtimit e kanë nënshkruar edhe dy persona të tjerë, me çka është mundësuar të paguhet një shumë për të cilën e kanë ditur se është më e vogël se ajo që do të realizohet në realitet. /Alsat.mk