E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeRajoni​Vuçiq paralajmëron hakmarrje ndaj studentëve protestues që po bllokojnë RTS-në

​Vuçiq paralajmëron hakmarrje ndaj studentëve protestues që po bllokojnë RTS-në

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues që kanë bllokuar që nga e hëna objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS).

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë, duke thënë se policia mund të përdorë forcën ndaj atyre që po bllokojnë ndërtesën e televizionit shtetëror serb.

“U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që në ditët në vijim të marrin masa të ndryshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Që të rivendoset rendi juridik, të mbrohet rendi dhe paqja publike, të jetë plotësisht e qartë se Serbia si shtet funksionon dhe kërkoj që ta bëjnë këtë sa më shumë pa përdorimin e forcës. Atëherë kur forca është e nevojshme, në atë rast duhet të jetë sa më pak e mundur për të zgjidhur gjërat”, ka thënë Vuçiq.

Një grup studentësh dhe qytetarësh vazhdojnë të bllokojnë ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Takovska dhe Koshutnjak. Çiklistët iu bashkuan studentëve që bllokuan hyrjen kryesore të RTS-së dhe cepi i rrugëve Takovska dhe Ilija Garashanin mbetet i bllokuar.

Studentët në bllokadë të Universitetit Shtetëror në Novi Pazar kanë njoftuar në rrjetet sociale zyrtare se të premten, të shtunën dhe të dielën, një pjesë e studentëve do të jenë në Beograd, para objekteve të RTS-së, në mbështetje të kolegëve gjatë Pashkëve.

Kujtojmë, protestat në Serbi filluan pas shembjes së një strehe të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor. Në këtë incident, 16 persona humbën jetën

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments