E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup

Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup

MPB njofton se janë sekuestruar dy vetura pas raportimeve për gara të jashtëligjshme në magjistralen Kumanovë-Shkup.

“Më datë 16.04. dhe me datë 17.04.2025, në Policinë e Kumanovës është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup janë duke u zhvilluar gara “ilegale” me vetura që shkaktonin zhurmë të madhe.

Menjëherë janë marrë masa nga punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe për shkak të dyshimit për kundërvajtje në komunikacion, janë sekuestruar automjeti “BMW” me targa të Prilepit drejtuar nga M.V.(20) nga fshati Dollneni i Prilepit dhe automjeti “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, drejtuar nga B.R. (21) nga Tetova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen denoncimet përkatëse”, thonë nga MPB.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments