E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai zhvillon takim me përfaqësuesen e ambasadës amerikane: Lufta kundër korrupsionit, prioritet...

Fetai zhvillon takim me përfaqësuesen e ambasadës amerikane: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i përbashkët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Në fokus të bisedës ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit.

Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit në vend.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments