E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMPB me detaje për aksidentin në Kërçovë: Në mesin e të vdekurve...

MPB me detaje për aksidentin në Kërçovë: Në mesin e të vdekurve dy bashkëshortë nga Gostivari, të lënduar edhe persona të mitur

Një aksidenti i rëndë trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur më 18 prill rreth orës 20:40. në magjistralen Kërçovë – Gostivar, afër vendit të quajtur “Bunari i Seferit”, njoftoi SPB Ohër.

Në aksident janë përfshirë tri vetura – një “Mercedes” i drejtuar nga Z.D. (64) nga Manastiri, një “Ford” i drejtuar nga A.R. (63) nga fshati Stragomishtë i Epërm të Kërçovës, dhe një “Opel” i drejtuar nga H.E. (38) nga Gostivari.

Drejtuesi i “Mercedesit” Z.D. dhe drejtuesi i “Opelit” H.E. kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa bashkëudhëtarja në veturën “opel”, B.E (38) nga Gostivari, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Trupat e të vdekurve janë dërguar për obduksion.

Shtatë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupor: shoferi i “fordit” A.R. dhe bashkëudhëtarja e tij A.A (67) nga fshati Kolarë, bashkëudhëtari në veturën “Mercedes” D.S. (37) nga Kërçova, si dhe katër bashkëudhëtarë në veturën “opel” – tre të mitur nga Gostivari dhe R.E. (60) nga fshati Shutovë i Kërçovës. Lëndimet janë konstatuar nga institutet shëndetësore në Kërçovë dhe Shkup.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer një prokuror publik, një ekspert gjyqësor për trafik dhe ekipe policore.

Sipas ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovski, shkaku i aksidentit me shumë gjasë ka qenë shpejtësia e madhe e papërshtatshme e njërit prej pjesëmarrësve në aksident, i cili është në mesin e të vdekurve.

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut paraprakisht njoftoi se, është kryer ekspertizë në vendin ku mbrëmjen e së premtes ndodhi një aksident trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar, si pasojë e të cilit ndërruan jetë tre persona, ndërsa tetë të tjerë u lënduan.

Nga prokuroria thanë se, një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë, së bashku me ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

“Për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmët dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të trupave të personave të vdekur, si dhe për ekzaminim të prezencës së mundshme të alkoolit dhe substancave të tjera te të lënduarit”, qëndron në kumtesë.

MPB mbrëmë (18.04.2025) informoi se, në orën 20:55 ndodhi një aksident trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar, në të cilin u aksidentuan tre automjete.

Në aksident humbën jetën tre persona, ndërsa tetë persona janë të lënduar dhe një pjesë e tyre janë dërguar në spitalin në Kërçovë, ndërsa një pjesë tjetër në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments