E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniPas dyshimeve për braktisje të VLEN-it, reagon Afrim Gashi

Pas dyshimeve për braktisje të VLEN-it, reagon Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024.

“Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar,” shkruan Gashi, duke bërë të qartë se ai përfaqëson Alternativën në kuadër të koalicionit opozitar VLEN.
Duke komentuar rolin e tij si Kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese që i ngarkon funksioni i tij.

Në reagimin e tij, Gashi nuk la pa përmendur edhe përpjekjet e disa mediave për të krijuar, siç i quajti ai, “senzacione”, duke theksuar se konsistenca politike dhe morali politik mbeten udhërrëfyes të angazhimit të tij publik.

“Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin,” përfundon Gashi postimin e tij. /SHENJA/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments