E hënë, 28 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Rikualifikimi digjital, bileta për një punë më të mirë!

Durmishi: Rikualifikimi digjital, bileta për një punë më të mirë!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, prezantoi programet e reja për trajnime në teknologji të avancuara.
Përmes Planit Operativ për vitin 2025, ministria synon që të gjithë ata që duan të rrisin shkathtësitë digjitale, nga teknologjia e informacionit, inteligjenca artificiale, rrjetet kompjuterike deri te marketingu digjital të kenë mundësi të reja për punësim dhe sukses.
“Investimi në shkathtësitë digjitale nuk është vetëm investim në punësim, është investim në të ardhmen tonë!”, theksoi Durmishi, duke nënvizuar se çdo qytetar do të ketë mundësinë të rikualifikohet dhe të bëhet pjesë e tregut të ri të punës që po e ndryshon shpejt teknologjia.
Njëkohësisht, Ministria po përgatit një kornizë të re ligjore që do të garantojë siguri dhe shëndet në punë edhe në epokën e dixhitalizimit, duke mbrojtur si aspektin fizik ashtu edhe atë psiko-social të punëtorëve.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments