Mimoza MUSA-Deputete e ASH-së
Kur dallgët partiake trazojnë ujërat e skenës politike, ne duhet të jemi ura që lidhin, jo muret që ndajnë.
Në një shoqëri si kjo e jona me demokraci të brishtë, ku politika është pjesë e pandashme e jetës tonë mbi të gjitha fillimisht si njerez pastaj si politikanë kemi për obligim të ruajm raporte njerëzorë dhe shoqërore.
Mospajtimi është pjesë e demokracisë, por mungesa e respektit është plagë që e dëmton atë.
Brezi ynë ka një detyrë të rëndësishme: të sjellë një qasje të re në jetën publike – të jetë i vendosur në parime, por gjithmonë i hapur për të dëgjuar tjetrin. Të kemi guximin të mbrojmë bindjet tona, por edhe mençurinë të kuptojmë bindjet e tjetrit, për të ruajtur marrëdhëniet njerëzore.
Sepse në fund të fundit, politika kalon. Por mënyra si sillemi me njëri-tjetrin, vlerat që mbjellim sot, janë ato që përcaktojnë çfarë shoqërie do të lëmë pas nesër.
https://www.facebook.com/share/p/1AHWAfiMxk/