E enjte, 1 Maj, 2025
BallinaKulturëEkspozita “Kontrast” e Nikoll Nikprelajt hapet më 5 maj në Galerinë e...

Ekspozita “Kontrast” e Nikoll Nikprelajt hapet më 5 maj në Galerinë e Arteve në Tetovë

I.N. Galeria e Arteve në Tetovë vazhdon realizimin e plan programit vjetor të 2025 e cila përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të R. Maqedonisë së Veriut, përcjell Fol.mk

Për herë të parë piktori dhe këngëtari i njohur Nikoll Nikprelaj, do të prezantojë ekspozitën e tij personale me titull “Kontrast” në Galerinë e Arteve të Tetovës.

Ekspozita do të hapet më 5 maj 2025, në ora 19:00, në ambientet e Galerisë së Arteve në Tetovë, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë nga afër një koleksion veprash që pasqyrojnë thellësinë emocionale dhe dialogun vizual ndërmjet dritës dhe hijes, qetësisë dhe trazimit, harmonisë dhe përplasjes.

Nikprelaj, i njohur për karrierën e tij të suksesshme muzikore, në këtë paraqitje sjell një dimension tjetër të krijimtarisë së tij – atë të artit pamor. Me një stil të veçantë dhe shprehje vizuale autentike, ai ndërthur në mënyrë organike botën e tingujve me atë të ngjyrave dhe formave.

Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e këtij momenti të veçantë artistik dhe të përjetojë nga afër rrëfimin e pasur të një artisti që shpalos dy dimensione të shpirtit të tij krijues./Fol.mk/

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments