Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi mbi Izrael – llogaritet si më i madhi në historinë e vendit

0
270

Shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar se kushtet e rënda atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit mund të vazhdojnë, ndërsa zjarret përfshijnë Jerusalemin dhe Izraelin qendror.

Kombinimi i erërave të forta, temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe lagështisë së ulët në vend po rrit rrezikun dhe përhapjen e zjarreve.

Sipas Jerusalem Post, një burrë 50-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të ndezë një fushë të hapur në jug të Jerusalemit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, po zhvillon një “maratonë” bisedimesh me homologët ndërkombëtarë, me fokus në vendet evropiane.
Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi mbi Izrael – llogaritet si më i madhi në historinë e vendit
Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi mbi Izrael – llogaritet si më i madhi në historinë e vendit
Për më tepër kliko KËTU