8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeKryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet në takim nga kryetari i PDK-së...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet në takim nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në zyrën e tij liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Memli Krasniqi ka njoftuar se me Ahmetin ka pasur një diskutim vëllazëror e tejet të frytshëm.

”Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan”, ka shkruar Memli Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments