8 C
Tetovo
E hënë, 19 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZëvendësministrja Elfete Ismaili jep dorëheqje pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për...

Zëvendësministrja Elfete Ismaili jep dorëheqje pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Qeveria

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i saj, pas vendimit të Kryesisë së partisë Aleanca për Shqiptarët për t’u tërhequr nga Qeveria.
Ajo e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një letre drejtuar Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Gjatë kohës së saj në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, Ismaili ka arritur të tregojë rezultate konkrete dhe të prekshme. Emërimi i saj shënoi një moment historik, pasi për herë të parë një shqiptar u zgjodh në udhëheqje të sektorit të shërbimit, një hap domethënës drejt barazisë dhe përfshirjes në strukturat shtetërore. Në një periudhë të shkurtër, ajo ka kontribuar në avancimin e kuadrove shqiptare në strukturat e ushtrisë, nga dy gjeneralë aktiv shqiptarë sa kishte më parë, ky numër është rritur në tre, duke dëshmuar një përkushtim të veçantë për përfaqësim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Zëvendësministrja ka përfaqësuar Ministrinë e Mbrojtjes me profesionalizëm dhe dinjitet, duke realizuar një sërë takimesh me diplomatë të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian dhe NATO, në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të integrimit euroatlantik të vendit.
Teksti i dorëheqjes së plotë:
I nderuari Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër, ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.

Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen. Mbetem e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë e udhëhequr nga interesi publik.

Unë ju respektoj,
Znj. Elfet IsmailiZëvendës Ministre e Mbrojtjes15.05.2025

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments