8 C
Tetovo
E martë, 20 Maj, 2025
BallinaLajmeKriza në Aleancën për Shqiptarët thellohet: Degë të reja distancohen nga...

Kriza në Aleancën për Shqiptarët thellohet: Degë të reja distancohen nga Taravari

Kriza brenda Aleancës për Shqiptarët vazhdon të thellohet, ndërsa strukturat lokale të partisë po distancohen gjithnjë e më shumë nga kryetari Arben Taravari, pas vendimit të tij për largim nga Qeveria.

Kësaj radhe, reagimet vijnë nga dega e ASH-së në Vrapçisht-Negotinë, ku figura të njohura si Alajdin Ismani, Rufat Bekteshi dhe Bashkim Sabani, së bashku me shumë anëtarë të tjerë, kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin vendimin e kreut të partisë.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social fejsbuk, anëtarët e kësaj dege theksojnë se “vazhdojnë rrugën e ndryshimit”, duke iu referuar vazhdimësisë së mbështetjes për koalicionin opozitar VLEN.

Dega e Vrapçisht-Negotinës i bashkohet kështu qëndrimit të shprehur më herët nga dega e Kërçovës, e cila sot deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë politikat e VLEN-it.

Ndërkohë, më parë është shprehur kundër Taravarit edhe kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Arif Selami, i cili gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë rrugëtimin politik me ASH -në,VLEN, pasi siç theksoi: nuk ka ndërmend të përkrahë politikat e BDI-së./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments