8 C
Tetovo
E enjte, 22 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAbdil Bilalli nuk ka dhënë dorëheqje por është shkarkuar nga pozita e...

Abdil Bilalli nuk ka dhënë dorëheqje por është shkarkuar nga pozita e kryeshefit të policisë në Gostivar

Përkundër pretendimeve për dorëheqje, Abdil Bilalli është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit të Policisë në Gostivar

Edhe pse Abdil Bilalli, kryeshefi i Departamentit Policor të Gostivarit, deklaroi sot përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, burime të sigurta brenda strukturave të policisë e kundërshtojnë këtë version.

Sipas këtyre burimeve, Bilalli nuk ka dhënë dorëheqje vullnetare, por është shkarkuar nga detyra me vendim të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një burim i lartë i policisë, që kërkoi të mbetet anonim, konfirmoi se procedura e shkarkimit është finalizuar sot dhe se dorëheqja e pretenduar nga Bilalli nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar.

“Z. Bilalli është shkarkuar, nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për dorëheqje dhe ky vendim është marrë në koordinim me drejtuesit e MPB-së,” theksoi burimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments