8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami: Analizojmë modelet zgjedhore, jemi të hapur për diskutim por na duhet...

Kasami: Analizojmë modelet zgjedhore, jemi të hapur për diskutim por na duhet garancë që nuk ulet përfaëqsimi i shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat tha se tema modeleve zgjedhore hapet çdoherë para zgjedhjeve por si VLEN janë të interesuar që të analizojnë modelin më të përshtashëm por që krijon garancë që nuk humë përfaqësimi i shqiptarëve.

“Çështja e zonave zgjedhore është temë që gjithmonë hapet para zgjedhjeve që nuk mund të zgjidhet në këtë kohë praktikisht. Ne si VLEN analizojmë tre modele. Ne si Besa kemi qenë për tre njësi zgjedhore, ASH-ja ka qenë për tetë njësi zgjedhore, pra tani kemi mbledhur ekspertë që do të hartojnë saktë këtë çështje. Ne do të pranonim një njësi zgjedhore nëse kemi garancë që do të mbrohen votat etnike. Nëse do të kishte model ku në çdo vendvotim do të kishte përfaqësues shqiptarë në tërë territorin. Në moment kur futemi në diskutim me një njësi zgjedhore në vendbanimet ku nuk ka asnjë shqiptarë kjo ndikon negativisht në përfaqësimin e shqiptarëve. Pra, kur do të kemi garancë se do të jemi prezent në gjitha vendbanimet atëherë mund të flasim edhe për këtë opsion, ”, tha Bilall Kasami.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments