8 C
Tetovo
E shtunë, 14 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAksion policor në Zhelinë: Dy persona ndalohen me substancë të dyshuar narkotike

Aksion policor në Zhelinë: Dy persona ndalohen me substancë të dyshuar narkotike

Një aksion i shpejtë i policisë u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në afërsi të pikës së pagesës në fshatin Zhelinë të Tetovës, ku efektivët e SPB Tetovë kanë ndaluar dy persona, pas dyshimeve për posedim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si A.S. (41) nga Tetova dhe J.Q. (50) nga fshati Nerasht. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit me të cilin lëviznin, tek ta është gjetur një substancë e bardhë në formë pluhuri, që dyshohet të jetë kokainë ose ndonjë tjetër lloj narkotiku sintetik.

Materiali është sekuestruar nga autoritetet për analizë laboratorike, ndërkohë që të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për intervistim. SPB Tetovë njofton se pas përfundimit të procedurave hetimore dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngritet kallëzim penal për posedim të paautorizuar të lëndëve narkotike, në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Penal.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments