8 C
Tetovo
E shtunë, 14 Qershor, 2025
BallinaLajmePranim-dorëzimi i detyrës në Parkun Nacional “Mali Sharr”: Evzal Elmazi emërohet drejtor...

Pranim-dorëzimi i detyrës në Parkun Nacional “Mali Sharr”: Evzal Elmazi emërohet drejtor i ri

Sot, në ambientet e Parkut Nacional “Mali Sharr”, u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni të rëndësishëm natyror dhe shtetëror. Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtimin e këtij parku e merr z. Evzal Elmazi, kuadër i Aleancës për Shqiptarët nga dega e Zhelinës.

Z. Elmazi vjen në këtë pozitë me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale, duke sjellë me vete më shumë se 20 vite përvojë si ekspert në Drejtorinë e Inteligjencës Financiare. Emërimi i tij në krye të Parkut Nacional “Mali Sharr” shihet si një hap drejt forcimit të menaxhimit institucional dhe zhvillimit të qëndrueshëm të këtij territori të mbrojtur.

Ai do të pasojë në këtë post z. Emir Huseini, gjithashtu kuadër i Aleancës për Shqiptarët, i cili dha dorëheqje pas vendimit të kryetarit të partisë, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni VLEN dhe Qeveria.

Me këtë rast, stafi i parkut dhe të pranishmit i uruan mirëseardhje drejtorit të ri, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të përmbushjes së misionit të Parkut Nacional “Mali Sharr”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments