8 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBilall Kasami: Kontributi i DioGuardit është faqe e ndritur e historisë sonë

Bilall Kasami: Kontributi i DioGuardit është faqe e ndritur e historisë sonë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes “Qytetar Nderi” për ish-kongresmenin shqiptar në SHBA, Joseph John DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, znj. Shirley Cloyes DioGuardi, të organizuar nga Komuna e Çairit.

“Në kënaqësi dje morra pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes ‘Qytetar Nderi’ nga komuna e Çairit për ish-kongresmenin shqiptar Joseph John DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, znj. Shirley Cloyes DioGuardi,” shkroi Kasami në një status në rrjetet sociale.

Ai theksoi rëndësinë e veprës së DioGuardit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar si një ndër zërat më të fuqishëm të kauzës shqiptare.

“Kongresmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në avancimin e Çështjes Shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kontributi i tij i palodhur dhe përkushtimi i sinqertë ndaj të drejtave të shqiptarëve në Ballkan janë dëshmi e miqësisë së vërtetë dhe e përkushtimit të thellë ndaj kauzës sonë kombëtare,” theksoi Kasami.

Në fund, ai përgëzoi organizatorët për këtë akt simbolik e domethënës:
“Përgëzoj komunën e Çairit dhe kryetarin Visar Ganiu për organizimin!” – shkroi ai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments