8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeSaranda Imeri me fakte kundër Arbër Ademit: Ja si e shkelnit gjuhën...

Saranda Imeri me fakte kundër Arbër Ademit: Ja si e shkelnit gjuhën shqipe në kohën e BDI-së!

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili pretendoi se qeveria aktuale nuk po respekton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Për t’i rikujtuar realitetin, Imeri ka publikuar një procesverbal zyrtar nga periudha kur zv.kryeministër ishte Artan Grubi i BDI-së, në të cilin i gjithë komunikimi zyrtar bëhej vetëm në gjuhën maqedonase, duke e injoruar gjuhën shqipe.

“Special për Arbër Ademin! Nëse dëshiron të dijë sa është respektuar gjuhëshqipe në Qeveri – edhe ti bajagi rehat paske ndejt”, ka shkruar ajo me ironi, duke theksuar se shkelja e përdorimit të shqipes ishte e zakonshme gjatë qeverisjes së BDI-së.

Reagimi i deputetes vjen në vazhdën e kritikave që eksponentë të BDI-së kanë artikuluar kundër qeverisë aktuale të koalicionit VLEN, edhe pse faktet dokumentojnë neglizhencën e mëhershme të vetë BDI-së në respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments