Më 16 qershor 2025, në orën 12:25, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën lokale mes fshatit Bogovinë dhe Urviç. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Tetovës: një “Ford” që drejtohej nga N.Š. (52) nga fshati Shipkovicë dhe një “Volkswagen Golf” i drejtuar nga F.R. (68) nga fshati Novo Sello.
Si pasojë e përplasjes, J.I.M., pasagjere në automjetin “Ford”, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ndërkaq, me lëndime të lehta janë regjistruar shoferi F.R. dhe katër pasagjere të tjera nga automjeti “Ford”: S.L., M.A., M.Џ. dhe M.D. Të gjithë të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka kryer inspektim në vendngjarje.