Sabri Aliti kuadër i ASH-së nga fshati Dobrosht-rajoni i Komunës së Tearcës është emëruar drejtor i Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (MALMED).
Aliti me rastin e emërimit të tij përveç tjerash ka falenderuar zv.kryeministrin Arben Fetain dhe Ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliun.
Në një publikim të tijin në facebook, Aliti shkruan:
Sot (dje), në zyrat e MALMED, pranova detyrën e re si Drejtor i Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, së bashku me kolektivin me të cilin do të angazhohemi maksimalisht për të rikthyer vlerat dhe besimin në këtë institucion të rëndësishëm.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj z. Arben Fetai dhe Ministrit të Shëndetësisë, z. Azir Aliu si dhe ndaj miqve e dashamirëve për besimin dhe përkrahjen e dhënë në këtë emërim.
Respekt i veçantë për të gjithë aktivistët, përkrahësit e ASH-së dhe koalicionit VLEN, për përkushtimin dhe besimin e treguar ndër vite.
Ky është një nder i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi serioze, të cilën e pranoj me përkushtim të plotë dhe vetëdije të qartë për sfidat që na presin.
Do të punoj me ndershmëri, transparencë dhe profesionalizëm, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe për përparimin e sistemit shëndetësor.
Faleminderit për besimin!