8 C
Tetovo
E premte, 27 Qershor, 2025
BallinaLajmeDurmishi: BDI dhe LSDM e përdorën regjistrimin për të minimizuar shqiptarët, Kushtetuesja...

Durmishi: BDI dhe LSDM e përdorën regjistrimin për të minimizuar shqiptarët, Kushtetuesja ua dha shuplakën e merituar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj manipulimeve që kanë ndodhur gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, duke akuzuar qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga BDI dhe LSDM, për një strategji të qëllimshme për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në statistikat zyrtare.

Në një postim në Facebook, Durmishi shkruan se me firmën e BDI-së dhe me duart e LSDM-së, Enti i Statistikave u përdor si instrument për të ndarë shqiptarët në “rezidentë” e “jorezidentë”, duke i trajtuar një pjesë të kombit si më pak të vlefshme. “Mërgimtarët, ata që mbajnë gjallë ekonominë me remitenca, u futën me dashje në kategorinë ‘e padukshme’, vetëm që të zvogëlohej pesha politike e shqiptarëve në shtet”, shkruan Durmishi.

Ministri thekson se kjo nuk ishte një gabim teknik, por një strategji e ftohtë politike për të fryrë shifrat e komuniteteve të tjera dhe për të minimizuar shqiptarët. Ai kritikon ashpër edhe përpjekjen e BDI-së për ta relativizuar këtë veprim, duke dërguar një deputet për ta shpjeguar si “çështje teknike”. “Kur kjo lojë u demaskua, BDI dërgoi një deputet që t’i japë ‘ngjyrë teknike’ një krimi politik”, shprehet Durmishi.

Ai e përshëndet vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli antikushtetuese ndarjen e qytetarëve në “rezidentë” dhe “jorezidentë”, duke e cilësuar atë si një shuplakë të merituar për skemën e turpshme të regjistrimit. “Padrejtësia ndaj diasporës është padrejtësi ndaj gjithë shqiptarëve”, nënvizon ai.

Në përfundim, Durmishi akuzon BDI-në për qasje të papërgjegjshme dhe veprime gjysmake: “As regjistrimin s’e bënë si duhet, as përfaqësimin s’e siguruan me ligj, as mërgatën s’e respektuan si duhet. Gjithçka që BDI ka bërë ka qenë me stërkëmbëza dhe e kalkuluar për interesa partiake, jo për interesin e shqiptarëve”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments