Shkupjani Jugo humbi jetën dje në orët e mbrëmjes, pasi u përplas për vdekje pergjatë shëtitores të Vardarit, përballë Parkut të Frankofonisë. Sipas familjarëve, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në një zonë ku po luanin mbi 30 fëmijë.
Nga informacionet që dolën nga familja, në motorin që shkaktoi aksidentin ishin dy persona, të cilët po iknin nga policia në atë moment.
— “E vranë në zonën e këmbësorëve,” thotë një familjar i Jugos për “Shkup1”.
Miqtë përmes rrjeteve sociale i japin lamtumirën me fjalë të ngrohta:
“Të vdes afër vendit ku kam lindur – kjo ishte dëshira e tij. Jugo, babai i dy vajzave të bukura dhe gjyshi i tre nipërve, nuk i ka bërë kurrë keq askujt. Ishte i sjellshëm dhe i kulturuar, gjithmonë do të të përshëndeste dhe do të kishte një fjalë të mirë për ty. Vdiq pikërisht nën dritaren e tij, i përplasur nga një motor pa targa që po ikte nga policia, duke kaluar pranë Parkut të Frankofonisë ku po luanin fëmijët tanë, dëshmitarë të këtij ngjarjeje të tmerrshme. Do të të kujtojmë gjithmonë për mirësinë tënde, çika Jugo,” thotë miku i tij Donço Naumovski.