8 C
Tetovo
E shtunë, 5 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: Brenda një viti i dhamë fund një epoke kriminale, mbyllëm...

Mexhiti: Brenda një viti i dhamë fund një epoke kriminale, mbyllëm 226 kazino online

Me rastin e njëvjetorit të qeverisjes së koalicionit VLEN, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, theksoi një nga arritjet më të thella me ndikim social: mbylljen e kazinove dhe goditjen e industrisë së paligjshme të bixhozit. Ai tha se ky ka qenë një prej sektorëve më të dëmshëm për familjet shqiptare, të toleruar për vite nga pushteti i mëparshëm.

“Shënuam fundin e një epoke kriminale që i rrjepi qytetarët! E fituam luftën kundër industrisë së kazinove e bixhozit, që për dekada shkatërronte familjet dhe ekonominë tonë… Këto kazino kanë qenë skemë e qëllimshme, e ndërtuar për të pasuruar një kastë të privilegjuar të politikanëve. Dhe këtë vit të qeverisjes sonë, ky kapitull i zi mori fund. Mbyllëm 226 kazino online dhe goditëm tregun e paligjshëm, duke i dhënë fund këtij helmi social.”

Mexhiti në 1-vjetorin e qeverisjes: VLEN punon, ata shpifin, shqiptarët tashmë e dinë dallimin

Në fjalimin e tij për shënimin e një viti qeverisje, Izet Mexhiti kritikoi opozitën për përhapje të shpifjeve dhe sulme të pabazuara, ndërsa theksoi se qytetarët tashmë shohin qartë dallimin mes qeverisjes së re dhe atyre që për vite shfrytëzuan pushtetin për interesa personale.

“Ndërkohë që ne punonim me përkushtim, përballë kishim një opozitë që zgjodhi të mbijetojë me mashtrim. Deri sa ne punonim, opozita u kthye në një kor fabrikimesh, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë… Dallimi është i qartë: VLEN punon. Ata flasin. VLEN ndërton. Ata sulmojnë. VLEN hap dyer. Ata mbyllin shpresë.”

Mexhiti: Në vetëm një vit, hapëm mijëra vende pune dhe rritje historike pagash për mjekë, mësues e policë

Në ceremoninë për 1-vjetorin e qeverisjes, Izet Mexhiti prezantoi të arriturat konkrete të qeverisë, duke theksuar përparimin në punësim, paga dhe mbështetjen për vetëpunësim. Ai tha se kjo qeveri nuk ka mbyllur vitin me premtime, por me punë dhe fakte.

“Në vetëm një vit, krahas projekteve madhore, kemi ndërtuar drejtësi. Krahas investimeve, kemi rikthyer besimin. Nuk përmbyllëm vitin vetëm me fjalë të bukura, por me vepra konkrete. Ne hapëm mijëra vende të reja pune këtë vit… Investuam 40 milionë euro për vetëpunësim… paga minimale është rritur, ndërsa mësuesit, mjekët dhe policët kanë përjetuar rritjen më të madhe të pagave në dekada.”

Mexhiti: Pozicionet tona janë të përkohësme, lidhjet tona me Shqipërinë të përhershme

Gjatë fjalimit në shënimin e një viti të qeverisjes së re, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi se raporti me Shqipërinë duhet të mbetet mbi përkatësitë politike dhe të mbështetet në interesin kombëtar. Ai u drejtua ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke i bërë thirrje për unitet institucional dhe kombëtar.

“Pozicionet tona janë të përkohshme, si ato ekzekutive, ashtu edhe ato diplomatike, por Shqipëria dhe lidhjet tona me të janë të përhershme. Raporti i shtetit amë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jetë mbi të majtën e të djathtën, mbi subjektet, mbi partitë dhe mbi grupacionet. Duhet të jetë për shqiptarët.”

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments