8 C
Tetovo
E diel, 6 Korrik, 2025
BallinaRubrika satirike - Flokë e PolitikëEpisodi 2: Doktori, dyert e mbyllura dhe tetori si shpresë për...

Episodi 2: Doktori, dyert e mbyllura dhe tetori si shpresë për Shpëtimin!

FLOKË E POLITIKË – Episodi 2

Skena 1: Mëngjes në berberinë e Dajës Ilmi – Tetovë
(Ambient i ri – rrugë e asfaltuar, berberia me dritare të pastruara, hije plepash që lëkunden nëpër trotuarin e sapo shtuar.)

Daja Ilmi
(hap derën, merr frymë thellë, fshin briskun në një peshqir të bardhë)
Oooo… hajde hajde Tetovë! Me asfalt e me aromë bitumi… Shyqyr që Billy e bani nji punë për ZOT!

(Në atë moment ndalet një Golf gri, xhamat nuk i mbyllen. Del Xhaferi.)

Xhaferi
Dajë, a pe shef? M’u duk vetja si në Zvicër sot! Jo si mbrëmë kur lashë Golfin te xhaxhi Hyseni, se rruga ish si hambar patatesh!

Daja Ilmi
He mor bir, e çka nuk pa kjo lagje… Prej Sadisë e deri te Teuta, asnji nuk hodhi asfalt, vetëm xhepat i patën prioritet! Ky Billy… ja bëri ”mutin” asfalt!

Xhaferi
E sa herë kam hup klienta se nuk më binin dot te berberia jote… E mora vesh që e paskam harru telefonin këtu mbrëmë…

Daja Ilmi
Ja ku e ke… U bo si celular i partisë: të gjithë e harrojnë, po askush s’e pranon!

Xhaferi
(Duke e marrë) Faleminderit daje. He… e ke ndjek çka po ndodh në Gostivar?

Skena 2: Berberia, biseda politike fillon

Daja Ilmi
Eh Gostivari… Doktori u dasht si biri i qytetit, po tash ka mbet veç “ex” kryetar në rrugë të mbrapshtë!

Xhaferi
More dajë… nuk është se e la vetëm komunën, por na la edhe shpresën. Shkoi te Babagjyshi i Zajazit, na tradhtoi krejt!

Daja Ilmi
Që të jesh burrë, duhet ta çosh mandatin deri në fund. Ai s’u mjaftua me dashninë e gostivarasve, po shkoi kërkoi dashni tjetër – në Qeveri!

Xhaferi
E me kë? Me Musën që flet “trandafilka trandafilka” e me Aliun që s’dihet në cilën kohë jeton… S’di çka mendon doktori!

(Tingëllon telefoni i Xhaferit)

Skena 3: Telefonata nga Shpëtimi

Xhaferi
(A përgjigjet) Alo… Shpëtim?
… Eja… Po vij për pesë minuta. Te Shankisti, e di! Çohu e laje sytë!

(Kthehet nga Daja Ilmi)
Dajë, do më falësh… E kam klientin e doktorit. Të shkretin e kanë lënë pa veturë, pa punë, pa shpresë…

Daja Ilmi
Ashtu ndodh kur i beson shumë njeriu e pak mendjes!

Skena 4: Te çajtoria “Shankisti”  Gostivar

(Një ambient me tymra, gota çaji të çara dhe televizioni i ulur në volumin 3.)

Shpëtimi
(duke pritur, i shqetësuar)
Na mori në qafë ky doktor! E deshëm si nënë, e na doli si njerkë. S’kam më veturë, as shtëpi, vetëm fatura e flamuj bosh partish…

Shankisti
Pusho more! Babagjyshi i Zajazit do kthehet në tetor! Ashtu më tha një që ka lidhje direkt me Ramiun, e ke lexu “Tetova Nesër”?!

Shpëtimi
Qysh me u kthye? A me ndihmën e atij ambasadorit që fluturon me shqiponjë digjitale në sfond?

Shankisti
Po, ai… Patriot më i madh se Skënderbeu! E ka fol edhe gjuhën me OJQ-të!

Shpëtimi
Shokët pi Bogovine thonë që ky ambasadori është “burri i Majer”…bile edhe Greneli e Pëlqen!

Shankisti
E paske kthy fort politikën në qesharak… Po mirë ta kanë ba!

Skena 5: Arrin Xhaferi me Golf

Xhaferi
(Duke hyrë) Tung djem! Çka kemi sot? Mbledhje të përgjithshme, a?

Shpëtimi
Jo mbledhje, por hall! Shtabi ka mbet vetëm me tre veta, unë, kushëriri i doktorit dhe një që ka qenë me partinë e Menduhit… edhe ajo na la!

Shankisti
(Qesh) Po a nuk e din se ajo partia e re është e Mickovskit dhe Izeti! Lexo, lexo… “Tetova Nesër”!

Xhaferi
Mos i besoni portalet. Unë i njoh ata djem! S’lidhje ka as me Mickon, as me Sluzhben! Ata janë kundër Babagjyshit, krejt ndryshe nga doktori që shitet për modern e përfundoi te “klasiku i Zajazit”!

Xhaferi
E flamuri? E pe syrin e shqiponjës që e kanë? Jo si ajo sorra e zezë që ambasadori e shpalli shqiponjë të artë!

Skena 6: Telefonata nga Drini – Strugë

(Tingëllon telefoni i Xhaferit)
Xhaferi
Alo?
… Drini, bir, ti je?!
… A në Strugë po nxehet puna? Kush, nji far ”Lazim Destani” i Strugës?
… Uaa, e prishi lojën krejt… Po edhe Shqiponja me flokë të gjatë do ketë problem!

Shankisti
(Kafshon cigaren) Qysh thotë populli: kur ngrihet Struga, i dridhet Zajazi!

Paralajmërim për Episodin 3

Në episodin tjetër: Gostivari hyn në kaos, Doktori bën thirrje për unitet, por partia e re me syrin e shqiponjës sjell një kandidat befasues nga periferia! Drini niset për në Gostivar, ndërsa Daja Ilmi e mbyll berberinë për të shkuar në terren. Flokë e Politikë nuk pret askënd…

Ky serial është vepër satirike. Ngjarjet dhe personazhet janë produkt i imagjinatës dhe humorit popullor. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është tërësisht rastësore… ose thjesht e paqëllimshme!

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments