8 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMickoski: Raundi i parë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 19...

Mickoski: Raundi i parë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 19 tetor

Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje me disa akuza nga opozitarja LSDM, zbuloi se raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor.

“LSDM ka retorikën e saj, ka komunikimin e vetë politik. Unë nuk do ta komentoja. Të presim të vijë 19 tetori, në ora 20 do t’i dëgjoni rezultatet dhe gjithçka do të jetë e qartë. Dmth zgjedhjet, raundi i parë do të jetë më 19 tetor? Po, ashtu është nga ajo që e kam marrë si informacion nga Kuvendi. Do të shpallen diku 7-8 gusht, raundi i parë duhet të jetë më 19 tetor”, tha Mickoski./tv21.tv

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments