Kur të tjerët premtuan, Blerim Sejdiu punoi. Kur të tjerët gënjyen, ai ndërtoi. Kur politika shndërrohet në shfaqje boshe, Blerimi sjell rezultate konkrete. Në një kohë kur shumë flasin për të ardhmen, ai po e ndërton atë me 26 projekte madhore që ndryshojnë rrënjësisht fytyrën e Komunës së Zhelinës.
26 Projekte për Zhelinën çdo cep i komunës, çdo kategori e jetës, çdo brez përfshihet në këtë vizion të guximshëm zhvillimi!
🏗 Infrastrukturë rrugore – më në fund, çdo rrugë shpie drejt zhvillimit:Asfaltime në Trebosh, Llërcë, Dëbërcë, Çiflik, Zhelinë, Pallaticë, Leshnicë e Poshtme, Merovë dhe Sallarevë.
• Projektimi i rrugës Strimnicë–Saraqinë dhe Strimnicë–Zhelinë – lidhje të reja që përshpejtojnë komunikimin dhe zhvillimin ndërfshatar.
• Projektimi i shtegut të biçikletave Strimnicë–Falisht–Tetovë – për herë të parë, një vizion ekologjik dhe urban për sportin dhe lëvizjen e lirë.
🏛 Kulturë dhe arsim – investim për mendjen dhe shpirtin e komunitetit:
• Përfundimi dhe interieri i Pallatit të Kulturës në Zhelinë.
• Rikonstruimi i shkollave në Grupçin dhe Dëbërcë.
🎓 Fëmijët tanë – prioritet i veçantë:
• Çerdhe moderne në Zhelinë – qendër parashkollore për të gjithë komunën!
⚽ Sporti dhe rinia – jo fjalë, por fusha konkrete:
• Rindërtimi i fushës shumëfunksionale në Rogle, përfundimi i fushës në Uzurmisht dhe rinovimi i asaj në Strimnicë.
💧 Ujë i pastër dhe ambient i shëndetshëm – për çdo shtëpi dhe çdo fshat:
• Stacione pompash, rrjet ujësjellësish, kanalizim në Leshnicë të Poshtme, filtrim i ujërave të zeza në 7 fshatra dhe pajisje moderne për pastrimin e ajrit në shkolla.
🧱 Nga fshatrat më të vegjël deri në qendër – askush nuk mbetet pas:
• Rrugë të begatonizuara, shtrati i lumit në Kapazhdoll, rrugica të reja dhe projektim i rrugës Zhelinë–Cerovë.
Blerim Sejdiu nuk kandidon për të qëndruar në karrige por për ta çuar Zhelinën edhe më lart.
Mandati i tretë është thjesht vazhdimi i një rruge që tashmë po jep frytet e saj, Zhelina është sot komuna më e zhvilluar në rajon!
📝 Më 2025, Zhelina zgjedh punën. Zgjedh vizionin.
Zgjedh Blerim Sejdiun!