8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVazhdojnë kërkimet ndaj 16-vjeçares që ra në lumin Vardar

Vazhdojnë kërkimet ndaj 16-vjeçares që ra në lumin Vardar

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se sot kanë vazhduar kërkimet ndaj 16-vjeçares, e cila më 24 korrik 2025 kishte rënë në lumin Vardar, njofton TV21.

“Vazhdon kërkimi për vajzën 16-vjeçare

Aktualisht, në vendngjarje janë të angazhuar pjesëtarë të MPB-së, njësia speciale “Ujqërit” e Ushtrisë, si dhe pjesëtarë nga Stacioni Policor i Velesit, me qëllim vazhdimin e kërkimeve.

Aksioni po zhvillohet në koordinim dhe me prani të shtuar në terren”, thonë nga QMK-ja.

Megjithatë, 16-vjeçarja nuk ishte e vetme. Ajo kishte rënë në lum bashkë me një 26-vjeçare, e cila u gjet e gjallë.

Rasti te autoritetet ishte denoncuar nga motra e 16-vjeçares, e cila kishte qenë e pranishme në vend ngjarje.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments