Nga zemra – FALEMINDERIT!
Çairi është thirrja të cilën nuk mundem ta refuzoj!
Çairi është obligimi të cilin me përulësi do ta plotësoj!
Për Çairin kam pranuar ta lë Qeverinë dhe të kthehem në mesin e njerëzve të mi. Besoj dhe jam i sigurt se kam bërë zgjedhjen e drejtë dhe të duhur.
Sepse njerëzit e Çairit meritojnë kryetar i cili ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në mesin e tyre, gjithmonë në dispozicion për t’u ofruar ndihmë dhe mbështetje.
Fitore. Për Çairin.
Na qoftë për hajr!